Asllanaj : Bizneset e Suharkës storje suksesi për të gjithë vendin gjersa e ardhmja është në duart e rinisë

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kandidati i LDK-së për deputet nga Komuna e Suharekës, Sali Asllanaj, ka zhvilluar disa takime. Gjatë takimit me bizneset e kësaj komune, Asllanaj ka përgëzuar sipërmarrësit suharekas për përkushtimin dhe sukseset e tyre.
“Bizneset e komunës sonë kanë treguar rezultate shumë të mira. Ju të nderuar sipërmarrës me suksesin tuaj keni arritur të keni shtrirje jo vetëm brenda Kosovës por keni tejkaluar edhe kufijtë e vendit tonë, dhe kjo na bën krenar jo vetëm mua por të gjithë qytetarët tanë. Do t’iu inkurajoja që të vazhdoni këtë rrugë, unë do të jem zëri dhe krahu juaj në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Asllanaj.
Kandidati i LDK-së për deputet nga Suhareka sot po ashtu vizitoi edhe QKMF-në në këtë komune, me ç’rast takoi edhe punonjësit e këtij institucioni, me të cilët bisedoi lidhur me problemet e tyre sidomos gjatë përballjes me pandeminë.
“Kjo periudhë në të cilën po kalojmë është e vështirë për të gjithë ne, sidomos për juve që u ballafaquat drejtpërsëdrejti me pandeminē COVID19. Nuk e kishit aspak të lehtë, lufta juaj ishte e vështirë dhe me të drejtë ju cilësoheni si heronjtë e vertetë. Pos pandemisë ju kishit edhe telashe të tjera që lidhen me kushtet e punës. Me qeverisjen e LDK-së, gjërat filluan të ndryshojnë por ka ende vend për përmirësime, dhe kjo do të ndodhë nëse ju ia jepni sërish besimin LDK-së”, ka thënë Asllanaj.

