Likaj: Jam i gatshëm të marr përgjegjësi të reja aty ku merren vendimet e mëdha

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramë Likaj përmes një postimi në ditën e fundit të fushatës ka shkruar se është i gatshëm të marr përgjegjësi të reja në vendimet e mëdha.
51-shi i AAK-së tha se i siguron qytetarët se do të mbetet bashkëpunëtori më besnik, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Miq të dashur,
Mirënjohje pa fund për mbështetjen Tuaj gjatë gjithë kësaj fushate.
Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ju, kam reflektuar edhe për periudhën sa isha ministër i arsimit. Në një situatë të vështirë, së bashku kemi bërë punë të mirë.
Vizioni im ishte dhe do të jetë për mandat të plotë, në mënyrë që t’i çojmë përpara çështje të arsimit, të shkencës e të kulturës, në përgjithësi. Po ashtu, edhe shumë çështje të tjera me rëndësi për vendin.
Bashkërisht do të vazhdojmë të punojmë për një arsim cilësor, ku fëmijët dhe të rinjtë tanë do të mësojnë për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Me besimin Tuaj, premtimet do t’i kthejmë në veprime. Njëkohësisht, do të jem i gatshëm të bart mbi supe përgjegjësitë që më vihen kurdo dhe kudo, me vlera morale e kompetencë profesionale.
Sot, për herë të parë keni mundësinë ta zgjidhni njeriun e duhur për Komandant të Forcave të Armatosura të Kosovës, z. Ramush Haradinajn.
Prandaj, më 14 shkurt, vota Juaj për nr. 135 është nder dhe përgjegjësi e jona.
I Juaji,
Voto AAK 135
Voto 1 #RamushHaradinajPresident
Voto 50 Gjeneral Daut Haradinaj
Voto 51 Prof. Dr. Ramë Likaj
#PërArsiminPrioritet
#ForcaeKosovës