Mediumi francez e bën punë të kryer: Upamecano ka zgjedhur skuadrën se ku dëshiron të transferohet!

Mediumi francez “RMC Sports” ka publikuar një lajm ekskluziv në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Sipas artikullit të këtij mediumi, Upamecano do të transferohet tek gjiganti gjerman, Bayern Munchen, transmeton Indeksonline.
Bayern Munchen pritet të paguaj 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit.
Për Upamecanon ka pasur interesim serioz nga shumë skuadra, sidomos nga Chelsea./Indeksonline/