75 Mall Live Search
20:44 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Në tubimin përmbyllës të PDK-së edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit

Partia Demokratike e Kosovës po e mban tubimin qendror përpara zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në takim u panë të pranishëm edhe familja e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Ajo që ka rënë në sy në fillimin e këtij eventi është se kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj është përqafuar me Endrit Thaçin të birin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të birin e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë tubim, po marrin pjesë mijëra simpatizantë të PDK-së.
Aty, u panë, bashkëshortja e Kadri Veselit, Violeta dhe djali i tij, Klestori. Bashkë me ta, ishin edhe bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnie Thaci dhe djali i rij Endrit Thaçi.