75 Mall Live Search
22:33 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Ukaj thirrje qytetarëve: Dilni të dielën në zgjedhje e respektoni masat anti-Covid

Skender Ukaj ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij të cilët i kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve të fushatës  elektorale.

Ukaj është shprehur se përkrahjen simpatizantët e PDK-së, duhet ta vazhdojnë edhe të dielën e 14 shkurtit, pra edhe në ditën e zgjedhjeve.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të vendit,

 Kjo fushatë zgjedhore ka qenë një përvojë e re, tërësisht e veçantë për mua. Ju falenderoj nga zemra për durimin, interesimin si dhe besimin e treguar ndaj kandidaturës sime për deputet të PDK-së.

Ju ftoj që bindjen tuaj të manifestuar ndaj #Rimëkëmbjës së Kosovës, ta dëshmoni në qetësi të plotë, duke respektuar edhe masat anti-Covid, edhe më 14 shkurt përmes votës.

 Ju falemnderit dhe dalshim fitimtarë!

 Me nderim të posaçëm,

 I juaji, Skender Ukaj