Musliu-Shoshi e përmbyll fushatën me pasardhësit e Thaçit e Veselit
Kandidatja me numër 15 nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka përmbyllur fushatën zgjedhore me pasardhësit e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
Ajo në tubimin përmbyllës që u mbajt në Prishtinë, ka bërë një selfie me Endrit Thaçin dhe Klestor Veselin, transmeton Indeksonline.
Familjet e ish dy liderëve të PDK-së, Thaçi e Veseli sot ishin në tubimin përmbyllës të PDK-së për t’i dhënë përkrahje para zgjedhjeve të 14 shkurtit. /Indeksonline/