75 Mall Live Search
11:27 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / OSH

Reagimi i shpejtë policor parandalon rrezikun nga qeni i tërbuar

Sot rreth orës 07:00, policia në Skenderaj Policia ka pranuar një thirrje  emergjente, ku anëtarët e një familje ne fshatin Klinë e Epërme ishin të  rrezikuar dhe bllokuar si pasojë e agresivitetit dhe sulmit nga një qen i tërbuar që kishte hyrë në oborrin e tyre, ku një nga anëtarët e familjes kishte pësuar lëndime nga kafshimi i qenit.

Mbi bazën e informacionit është reaguar me urgjencë nga njësia policore, me t’arritur në  vendin e ngjarjes nga oborri i shtëpisë qeni i tërbuar  ka sulmuar dhe rrezikuar edhe zyrtaret policorë. 

Në rrethana  të një situate të tillë, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut nga qeni, zyrtarët policorë në mënyrë të kontrolluar janë detyruar të bëjnë zbrazje të armës në drejtim të neutralizimit  të agresivitetit të qenit.

Pas veprimeve të ndërmarra  janë krijuar rrethana për t’i ofruar tretman mjekësor personit të lënduar nga kafshimi i qenit të tërbuar.