Vija hekurudhore Pejë-Prishtinë e bllokuar që nga mëngjesi

Vija hekurudhore Pejë-Prishtinë ka qenë e bllokuar që nga ora 06:14 e mëngjesit.
Treni “760” nuk ka arritur që të lëviz dhe ka mbetur i bllokuar me udhëtarë në mes të malit, transmeton Indeksonline.
Kjo pasi që një pjesë e dheut në atë pjesë është shembur dhe ka bllokuar hekurudhën./Indeksonline/

