75 Mall Live Search
09:41 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / k.v

Voton lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka votuar rreth orës 09 e 30 minuta.

Ai është paraqitur bashkë me familjarët e tij në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Haradinaj është i nominuar për President në listën e AAK-së.

“Unë dhe Anita ushtruam të drejtën tonë për të votuar. I lus të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, të votojnë. Këto zgjedhje janë shumë me rëndësi që të ju japim legjitimitet institucioneve të Kosovës. Na presin shumë sfida përballja me Serbinë, situata me pandeminë si dhe forcimi i brendshëm i vendit, pra ju lutem votoni të gjithë’, tha Haradinaj para medieve./IndeksOnline/