Borë e madhe në Peçan, pak votues në shkollën “Dëshmorët e Tivarit”

Rruga me borë ka detyruar banorët e fshatit Peçan të mos munden të shkojnë me vetura deri të qendra e votimit.
Ekipi i IndeksOnline raporton nga shkolla fillore “Dëshmorët e Tivarit” në Peçan se numri i votuesve nuk është i madh.
Ndryshe në Suhareke, deri në orën 11:00 kanë votuar 7.11% e qytetarëve me të drejtë vote./IndeksOnline/