Në qendrën më ta madhe të votimit në Mitrovicë të Jugut deri më tani votuan afër 40 përqind e votuesve

Procesi i votimit po zhvillohet në mbarë vendin dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident të madh i cili do të mund të lëndonte procesin zgjedhor.
Njësoj po ndodh edhe në Mitrovicën e Jugut.
IndeksOnline po vazhdon raportimin hap pas hapi nga të gjitha qytetet e Kosovës.
Në Mitrovicën e Jugut, më saktësisht në qendrën më të madhe votuese në shkollën fillore “Migjeni” deri më tani kanë votuar nga 12 mijë e 993 votues me të drejtë vote, 3 mijë e 671 persona.
Këtë e ka bërë të ditur për IndeksOnline menaxheri i kësaj qendre votimi Sinan Shosholli.
“Në Mitrovicë e Jugut ka rreth 12 mijë e 993 votues, me gjithsej 16 vendvotime, deri më tani kanë dal 3671 votues, në përqindje nëse e llogarisim gati 40 për qind e votuesve”, tha ai për IndeksOnline.
Ai tutje ka treguar se ka përqindje më të madhe të votuesve se sa në zgjedhjet e kaluara.
“Në zgjedhjet e kaluara ka më shumë se rreth 3 orë që ka filluar të rritet trendi i qytetarëve e i cili do të jetë kështu deri në ora 16:00”, tha Shosholli.
