75 Mall Live Search
18:55 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / Blerim

Kjo është lista e votuesve në Qendrat Korrektuese në Kosovë

Ka përfunduar procesi i votimit që është zhvilluar edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.

Gjithsej të drejtë vote kanë pasur 1134 persona të burgosur në këto Qendra Korrektuese të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Burimet e Indeksonline brenda ShKK-së, bëjën të ditur se kjo është lista e procesit zgjedhor i zhvilluar në institucionet korrektuese zgjedhjet qendrore – shkurt 2021.

-Në “Burgun e Sigurisë së Lartë“, procesi i votimit ka filluar në ora 10:00-12:20. Ndërsa, të drejtë vote kanë pasur 85 të burgosur dhe kanë votuar gjithsej 29.

-Në “Qendrën Korrektuese në Dubravë”, procesi i votimit ka filluar në ora 10:15-14:30, ndërsa të drejtë vote kanë pasur 552 të burgosur dhe kanë votuar gjithsej 379.

-Në “Qendrën Korrektuese në Smrekonicë”, procesi i votimit ka filluar në ora 09:30-13:10. Në këtë qendër të drejt vote kanë pasur 87 të burgosur dhe kanë votuar gjithsej 73.

-Në “Qendrën Korrektuese në Lipjan”, procesi i votimit ka filluar në ora 09:30-14:25. Të drejtë vote kanë pasur 41 të burgosur dhe kanë votuar gjithsej 31.

-Në “Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, procesi i votimit ka filluar në ora 09:00-14:05. Të drejtë vote kanë 106 të burgosur dhe kanë votuar gjithsej 68.

-Në “Qendrën e Paraburgimit në Gjilan”, procesi i votimit ka filluar në ora 10:40-16:20 .Të drejtë vote kanë pasur 110 të burgosur dhe kanë votuar gjithsej 69.

-Në “Qendrën e Paraburgimit Prizren”, procesi i votimit ka filluar në ora 09:30-14:00. Të drejtë vote kanë pasur 58 të burgosur dhe kanë votuar gjithsej 46.

-Në “Qendrën e Paraburgimit Pejë”, procesi i votimit ka filluar në ora 10:05-13:50. Të drejtë vote kanë pasur 32 të burgosur dhe kanë votuar gjithsej 32.

-Në “Qendrën e Paraburgimit Mitrovicë”, procesi i votimit ka filluar në ora 13:30-14:52. Të drejtë vote kanë pasur 38 të burgosur dhe kanë votuar gjithsej 28.

-Në “Qendrën Korrektuese të Femrave”, Lipjan procesi i votimit ka filluar në ora 09:25-11:20. Të drejtë vote kanë pasur 25 të burgosur dhe kanë votuar gjithsej 19.

Procesi zgjedhor është zhvilluar në rregull dhe nga Institucionet Korrektuese në është raportuar për ndonjë parregullsi.

Bëjmë të ditur se drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, në një intervistë për Indeksonline, ka deklaruar se shumë prej të burgosurve nuk kanë pasur dëshirë që të votojmë në këto zgjedhje./Indeksonline

Lexo edhe

Lexo edhe