Tollovi në disa qendra të votimit në Prishtinë – mungojnë fletëvotimet

Edhe 45 minuta kanë mbetur për të përfunduar e drejta e qytetarëve për të votuar në zgjedhjet e parakoshme parlamentare që zhvillohen në ditën e sotme.
Mirëpo, në disa qendra të votimit sikurse në “Ali Sokoli”, “Hasan Prishtina” dhe në “Dardani” në Prishtinë po mungojnë fletëvotimet.
Sipas lexuesve të IndeksOnline në këto qendra janë krijuar tollovi të mëdha për shkak të mungesës së tyre.
IndeksOnline ka tentuar të marrë një përgjigje nga KQZ për këtë temë por nuk ishin të qasshëm./IndeksOnline/