75 Mall Live Search
18:18 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / OSH

Kosnett flet për zgjedhjet: ShBA nuk ka asnjë të preferuar!

Ambasadori amerikan, Philippe Kosnette ka folur në lidhje me zgjedhjet që po mbahen dhe për Qeverinë e re të Kosovës që do të dal nga këto zgjedhje.

Ai u shprehë se ShBA nuk ka asnjë të preferuar në këto zgjedhje, transmeton Indeksonline.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të parë zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta. Por nëse dikush thotë se Shtetet e Bashkuara kanë një të preferuar, kjo thjesht nuk është e vërtetë,” i tha Kosnet medias së Prishtinës pasi vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve./Indeksonline/