75 Mall Live Search
19:40 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / Blerim

Kaçaniku komuna e dytë me numrin më të madh të votuesve

Me mbylljen e qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë azhurnimin e të dhënave sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në të gjitha komunat e Kosovës.

Bazuar në të dhënat më të fundit, del se Kaçaniku është komuna e dytë me numrin më të madh të qytetarëve që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje.

Deri më tani komuna e parë me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje është Prishtina.