75 Mall Live Search
20:24 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / Blerim

KQZ: Dalja e sotme në zgjedhje është 47%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot në procesin zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare kanë marrë pjesë 47 përqind e qytetarëve në zgjedhje.

Sipas përditësimit të fundit të tabelës online të KQZ-së, deri më tani në 99,75 të përqindjes totale, janë 842.841 të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në këto zgjedhje.