Mytaher Haskuka: Fituam në Prizren, do të festojmë në ora 22:00

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në një lidhje të drejtëpërdrejtë ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në këtë komunë, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se morën leje që të festojnë fitoren në shatërvan në ora 22:00.
Haskuka ka thënë se përqindja e fitores është më e madhe sesa që thuhet në exit polle.
“Vetëvendosja ka fituar me një dallim të madh, përqindja është shumë shumë e lartë, është më e madhe sesa që thuhet në Exit Poll-e, morëm leje që të festojmë në sheshin “Shatërvan” në ora 22:00, ishte një referendum”,tha ai./IndeksOnline/