75 Mall Live Search
23:04 / E Diele, 14 Shkurt 2021 / Blerim

VV fiton bindshëm në komunën që udhëhiqet nga AAK

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është me përmasa të mëdha, që nuk kanë ndodhur që nga paslufta.

Madje ajo i ka mundur të gjitha partitë në komunat që i konsideronin bastione. Padyshim që edhe fitorja në Obiliq është një ndër fitoret me të thella të kësaj partie.

Në rreth 80 përqind të votave të numëruara VV është duke udhëhequr, me 54,43, ndërkohë që parti e dytë është AAK me 16, 66, ndërsa LDK është me 10, 21.