75 Mall Live Search
01:38 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / AR

LDK s’është njëshi në asnjë komunë

Po shkon drejt fundit procesi i numërimit të votave nga KQZ, ku deri më tani janë numëruar 94,33% e votave, shkruan Indeksonline.

Lidhja Demokratike e Kosovës është radhitur në vendin e tretë në nivel vendi mirëpo kjo parti nuk ka arritur të dalë e para në asnjë komunë.

Lidhur me këtë rezultat është deklaruar edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti.

Ai në një konferencë për media është shfaqur shumë i ftohtë teksa ka thënë se do të marrë përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve.

Edhe Isa Mustafa foli për këtë, ku tha se në LDK do të vijnë shpejtë ndryshimet e nevojshme.

Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin
”, shkroi Isa Mustafa në Facebook./Indeksonline/