75 Mall Live Search
09:37 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / k.v

PDK mori mbi 25 mijë vota në Drenicë

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar bindshëm në dy komunat e Drenicës.

Mbi 25 mijë vota ka marr kjo parti në Drenas e Skenderaj, transmeton IndeksOnline.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të proceduara në faqen zyrtare të saj, PDK në Skenderaj ka fituar 72.54 % apo ka marr 12.105 vota ndërsa në Drenas PDK ka fituar 64% apo ka marr 13 e 390 vota.

Janë dy komunat e vetme që PDK ka fituar në nivel vendi./IndeksOnline/