75 Mall Live Search
10:29 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Naser Rugova: Deputetët e LDK-së të qëndrojnë në sallë për zgjedhjen e Osmanit presidente, të bie maska e saj

Anëtari i LDK-së Naser Rugova një ditë pas zgjedhjeve dhe humbjes së thellë që pësoi partia e tij, ka thënë se tani është koha që Albin Kurti të mbajë premtimet e të mos viktimizohet më.

Ndërsa ka kërkuar nga deputetët e LDK-së që të qëndrojnë në sallë në momentin kur Vjosa Osmani kërkon besimin nga ta për tu bërë presidente. E tërë kjo sic ka thënë Rugova në mënyrë që të bie maska e saj e të kuptohet nga të gjithë se gjithë histeria e saj ishte vetëm për poste e përfitime personale.

Ai po ashtu ka kërkuar nga garda e vjetër e LDK-së që të lëshojnë rrugë, meqë mesazhi i qytetarëve ishte i qartë.

Postimi i plotë i tij: