75 Mall Live Search
10:38 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Mehmeti: Parashikimet sivjet tregojnë për një rritje ekonomike 4 përqind

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, tha se tkurrja ekonomike prej -7.2 përqind për vitin që lamë pas ka shkaktuar dëme të mëdha në humbjen e mijëra vendeve të punës, në uljen e konsumit, të investimeve dhe mungesës së parasë në treg.

Mehmeti po ashtu thotë se tkurrja ekonomike prej -7.2 përqind për vitin që lamë pas ka shkaktuar dëme të mëdha në humbjen e mijëra vendeve të punës, në uljen e konsumit, të investimeve dhe mungesës së parasë në treg.

“Parashikimet tona sivjet tregojnë për një rritje ekonomike 4 përqind. Shpresëdhënës është fakti që vaksina është zbuluar dhe pritjet janë që të përmbyllet pandemia sa më shpejt që është e mundur”, theksoi ai.

Parashikimet tona janë që në këtë vit të kemi një rritje ekonomike përafërsisht rreth 4 përqind, por gjithmonë varet prej pandemisë. Ne presim që në gjashtëmujorin e parë, gjithnjë sipas rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë, mirëpo në rast se në gjashtëmujorin e parë mbyllet çështja e pandemisë, me siguri që gjashtëmujori i dytë do të reflektojë me një rritje ekonomike”, thotë Mehmeti.

Mehmeti duke treguar për rrjedhën e të hyrave nga diaspora, ka thënë se përkundër pandemisë remitencat kanë vazhduar trendin rritës, sipas tij gjatë vitit 2020 dërgesat ishin rreth 1 miliard euro.

“Remitencat vjet arritën vlerën afër 1 miliard euro “Masat kufizuese nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e pandemisë ka ndikuar që të dobësohet aftësia paguese e të gjithë qytetarëve dhe bizneseve, në të njëjtën kohë kjo ka ndikuar që të kemi edhe rënie të investimeve”, deklaroi Mehmeti.