Në lagjen e “rugovizmit” VV del e para bindshëm, Haki Rugova u mposht edhe në fshatin e tij

Istogu ka qenë njëra nga befasitë më të mëdha të zgjedhjeve të djeshme.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur fitore bindëse duke thyer bastionin e dikurshëm të LDK-së.
Se s’ka më LDK të fortë në Istog dhe frymë rugoviane, tregon fakti se në fshatin e kryetarit të Istogut, Haki Rugova, Vetëvendosje ka arritur fitore bindëse.
Plot 179 vota i ka marrë Vetëvendosje në Cerrcë të Istogut, aty ku voton edhe familja e kryetarit Rugova.
LDK ka rënie drastike në këtë fshat ngase ka siguruar vetëm 82 vota./Indeksonline/
