Limaj ia uron fitoren VV-së, thotë se NISMA nuk do të ndalet në promovimin e vlerave kombëtare

Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që kanë votuar subjektin që ai drejton e që janë më shumë se 20 mijë.
Ai ka thënë se do të vazhdojnë fuqishëm të promovojnë kauzën e tyre për të mbrojtur vlerat kombëtare.
“Aktivistët e Nisma’s kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne e dimë që ka qenë një fushatë e madhe elektorale. Ne kësaj radhe nuk do të jemi pjesë e Kuvendit, por kjo nuk do ta ndalë zemrën e Nismës. Do të vazhdojmë të promovojmë vlerat tona kombëtare. Kosova është mbi të gjitha, zëri i çlirimtarëve do të vazhdoi të rritet e të promovohet”, ka deklaruar Limaj, transmeton IndeksOnline.
Kreu i Nisma’s ka uruar fituesin e zgjedhjeve dhe ka kërkuar nga ata që tani të punojnë sepse nuk ka një arsyeje tjetër.
“Tani është koha për punë dhe qeverisje stabile. Kjo që ndodhi sot e dje tregon pjekurinë demokratike. Shpresoj që askush të mos zhgënjehet nga qeveria e re, por ua bëjmë me dije që ne jemi këtu dhe do ta monitorojmë punën e tyre”, ka deklaruar “Çeliku”./IndeksOnline/