75 Mall Live Search
17:59 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / AR

Kënga “BIG” e Rita Orës po dëgjohet me të madhe në “Spotify”

Rita Ora së fundmi lansoj ‘EP’-in “BANG” që po pëlqehet shumë nga publiku.

Kënga “BIG” që është në bashkëpunbim me reperin, Gunna mori vëmendje të madhe në trojet shqiptare, transmeton Indeksonline.

Kjo pasi në videoklipin e kësaj kënge, Rita Ora paraqitet me veshje kombëtare shqiptare.

Deri më tani, kjo këngë është dëgjuar mbi 2 milionë herë në platformën “Spotify”.

Kurse në Youtube kjo këngë ka grumbulluar mbi 800 mijë klikime./Indeksonline/