Ish-Prokurori Sylë Hoxha: Nuk dua t’a komentoj kallëzimin Penal të avokatit Gashi

Shkruan: Elmedina Ballazhi
Gjatë ditës së sotme avokati Tomë Gashi, ka dorëzuar një kallëzim penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha
Gashi, ka bërë të ditur se familja e Astrit Deharit kërkon drejtësi pa hakmarrje.
Në një intervistë për Indeksonlinë avokati Gashi ka thënë se ish Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha ka tentuar ta mbyll këtë rast.
“Rasti sipas Hoxhës, konstatohet si vetëvrasje, do të thotë se është rast i incizuar edhe në televizione, mediat e kanë atë e ai nuk dhënë sqarime se pse ka tentuar ta mbyll rastin si të tillë. Ai faktikisht ka hyrë nënjë luftë të tillë speciale për ta bindur opinonin se kinse kemi të bëjë me vetëvrasje ndërsa nrtarisht nuk ka ndërmarr asnjë veprim në formë të shkruar sipas tij që ta mbyll rastin e ai është dashur të punoj në bazë të Kodit të Procedurës Penal të Republikës së Kosovës, e jo të jetë vetëm deklarata nëpër media”, ka thënë avokati Gashi, për Indeksonline.
Ndërkaq, lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar edhe me ish Prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, për kallëzimin penal.
Ai ka thënë se nuk e kam parë kallëzimin penal që ka publikura avokati Gashi.
“Nuk e dij dhe nuk e kam parë atë kallëzim penal. Nuk i komentoj këto deklarat të Tomë Gashit as që dua ti komentoj”, ka thënë Syla./Indeksonline