75 Mall Live Search
21:30 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / Blerim

Sylë Hoxha flet për herë të parë pas zgjedhjeve, komenton dorëheqjen e Isa Mustafës

Shkruan: Elmedina Ballazhi

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, në zgjedhjet e 14 shkurtit i është future garës për deputet nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një deklaratë për Indeksonline i pyetur se a i ka marr votat e mjaftueshme për deputet në Kuvendin e Kosovës, ai për Indeksonline ka thënë se ende nuk e din sa vota ka marrë.

“Unë nuk dij asgjë për votat se a i kam fituar, e pash që LDK-ja, ka rënë shumë poshtë e këto vota do të numërohen ende”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Indeksonline e ka pyetur në lidhje me dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se vetë e ka vlerësuar këtë dorëheqje dhe unë jam merr vetëm me kandidaturën timee nuk mune të jap një mëndim.

“Ai vetë e ka vlerësuar që të dorëhiqet, une jam merr vetëm me kandidaturë, nuk kam qenë në funksione të partisë. Kjo është jo profesionale të jap një mendim nga ana e partisë”, ka thënë Hoxha.

Ai ndër të tjera ka thënë se e din vet e dinë kryesia e partisë sepse kam qenë jashtë rrjedhjave që kur kam kandiduar./Indeksonline