Ky është mendimi i Andit pas puthjes që ia dhuroi Jasmini

Në puntatën e sotme u diskutua për puthjen që ia dhuroi Jasmina Andit mbrëmë në Për’puthen Prime.
Teksa u tregua e drejtpërdrejt me veprimet e saj, pyetja që iu bë nga të gjithë ishte se pse bëri këtë gjest, shkruan Indeksonline.
Jasmina: Puthjen kam dashur që ta jap që në takim.
Erlindi: Po pse? E puthe për show, apo se e ndjeve? Merre dhe dil jashtë pra, shkëmbyet dhe pështymat me njëri tjetrin , është dhe kohë covidi
Jasmina: Nuk njihemi aq mirë. Ne kemi diçka me njëri tjetrin. Unë akoma se njoh Andin 100 përqind
Andi: Unë se prisja, por meqë ma dha s’do të thotë se ka përputhje. Më la të kuptoja disa gjëra, që është shumë guximtare. Jasmina është vajza që unë pëlqej më shumë dhe kjo e shtoi akoma më shumë pëlqimin. /Indeksonline/