75 Mall Live Search
20:12 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / AR

Von Cramon: Kosova nuk do të ketë progres drejt BE-së pa dialog me Serbinë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon paralajmëroi qeverinë e ardhshme në Kosovë se pa u përfshirë në dialog me Serbinë, nuk do të ketë stabilitet afatgjatë ose progres në rrugën evropiane, transmeton Indeksonline.

“Qeveria e re do të duhet të bëjë përparim në rrugën evropiane dhe duhet të vazhdojë dialogun me Serbinë”, tha von Kramon për agjencinë e lajmeve Tanjug.