Kaq vota morën kandidatët e LDK-së në Podujevë

Në komunën e Podujevës tashmë ka përfunduar numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Indeksonline.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatet në këtë komunë.
Sipas QKZ-së Vetëvendosje në këtë komunë ka marrë 59.45 për qind të votave apo numëruar në vota 23 mijë vota.
Por rënie të madhe pas zgjedhjeve lokale në Podujeve, ka marrë sërish LDK-ja. Në zgjedhjet e së dielës LDK në Podujevë ka marrë 9 mijë e 366 vota, raporton Indeksonline.
Indeksonline mëson se ish-kreu i kësaj komune, Agim Veliu është zhgënjyer nga rezultati atje. Veliu në të gjithë Podujevën ka marrë vetëm 5 mijë e 300 vota.
Ndërkohë në krye të listës sa i përket kandidatëve për deputet nga kjo komunë qëndron doktori Ekrem Hyseni. Gjithësejtë Hyseni në Podujevë ka marrë 5 mijë e 695 vota.
Ndërkohë në vendin e tretë është Visar Hoti me 4500 vota.
E në të gjithë Podujevën, LDK ka marrë 24,14 për qind të votave ose 9,366 vota, pa llogaritur ato me postë dhe votat me kusht.