Lutfi Haziri uron Vjosa Osmanin e Vetëvendosjen për zgjedhjet e 14 shkurtit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri e ka uruar kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin e kandidaten për presidente nga LVV, Vjosa Osmanin për suksesin e treguar në zgjedhjet e së dielës, shkruan Indeksonline.
“E uroj VV’në dhe Vjosa Osmanit për suksesin në këto zgjedhje!”, ka shkruar Haziri.
Ai ka folur edhe për humbjen e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit si dhe për dorëheqjen e Isa Mustafës nga pozita e të parit të LDK-së.
“Dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi. Si asnjëherë më parë në historinë e LDK’së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor. Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’s”, ka shkruar Haziri.
Ai ka shtuar se njejtë do të veprohet edhe në Gjilan.
“Po ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit. Ne duhet të merremi mërgatën tonë, familjen tonë politike, pakënaqësitë tona të brendshme, pa u ndikuar nga ata që dëshirojnë Rugovimin ta dërgojnë në histori”.