ZYRTARE: Përfundon numërimi në Prishtinë, fiton bindshëm LVV-ja!

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Komunën e Prishtinës.
Fitues i zgjedhjeve parlamentare në Komunën e Prishtinës është Lëvizja Vetëvendosje me 64.09 për qind, transmeton Indeksonline.
Vendin e dytë e ka LDK-ja me 17.16 për qind, kurse pozitën e tretë e ka PDK-ja me 12.00 për qind.
AAK -ja ka vetëm 3.49 për qind, ndërsa Nisma 1.38 për qind./Indeksonline/
