75 Mall Live Search
09:14 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / Blerim

Gazetari i sportit sulmohet ‘live’, i vidhet telefoni

Gazetari sportiv, Diego Ordinola, kameramani i tij janë sulmuar në Ekuador, derisa ishin duke bërë një transmetim “live” para një stadiumi.

Një burrë i panjohur iu afrua atyre me një armë në dorë, duke i kërcënuar para kamerës, shkruan IndeksOnline.

Ai u kërkoi atyre telefonat, duke bërë një kërcënim të tmerrshëm.

“Mos më filmo, sepse të hedh në erë”, bërtiti grabitësi.

Pasi bëri grabitjen, hajduti filmohet nga vendi i ngjarjes, duke u larguar me një motor./IndeksOnline/