75 Mall Live Search
10:12 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / AR

Përfundon takimi mes Kosnett-it dhe Kurtit

Indeksonline pak më parë raportoi ekskluzivisht se, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkuar në zyrat e Lëvizjet Vetëvendosje.

Aty ambasadori amerikan u takua me liderin e kësaj partie, Albin Kurti.

Takimi midis tyre tashmë ka përfunduar, ndërsa Kosnetti nuk u deklarua për mediat.

Kosnetti pas zgjedhjeve kishte përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike, duke thënë: “Amerika i qëndron në krah Kosovës”./Indeksonline/