Januzaj kritikon sërish Van Gaalin: Ai nuk tregoi dashuri

Adnan Januzaj do të luajë të enjten kundër ish-skuadrës së tij Manchester Unitedit në kuadër të UEFA Europa League.
Anësori kosovar që mbron ngjyrat e Kombëtares së Belgjikës do të luajë të enjten me skuadrën e Real Sociedad ndaj Manchester Unitedit, shkruan IndeksOnline.

Januzaj kaloi disa sezone në ‘Old trafford’, por pas ardhjes së Louis Van Gaalit ai u “detyra” të largohej nga Manchesteri.
“Kur luajta sezonin tim të parë në Manchester United, njerëzit po tregonin dashuri. Trajnerët na linin ta shijonim futbollin. Kur erdhi trajneri Van Gaal, nuk pati dashuri. Atëherë u bë e vështirë për ta treguar veten. Ai më tregoi në minutat e fundit se unë duhet të largohesha”, ka thënë Januzaj.
Januzaj bën dallimin e Sir Alex Fergusonit dhe Van Gaalit.

“Kur fliste me ne Alex Fergusoni, na jepte shpresa: Punoni shumë, sepse koha juaj do të vijë. Kur ne bënim pasime të këqija me Van Gaalin, ai na bërtiste, nuk na jepte kurajo”, vazhdoi futbollisti kosovar.
Januzaj ende mban kontakte me trajnerin legjendar, Sir Alex Ferguson. Ai është një miku i ngushtë me Paul Pogban dhe Luke Shawin. Kosovari e pranoi se me Ole Gunnar Solskjaerin do të kalonte më mirë sesa me Van Gaalin.
“Ju mund ta shihni Ole, është vërtet i mirë dhe i do lojtarët nga akademia. Për lojtarët e rinj, si Rashfordi, ata janë me fat që kanë një trajner si ai”, tha lojtari i Real Sociedadit./IndeksOnline/