75 Mall Live Search
13:27 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / AR

Kaq vota morën në Prishtinë dyshja e PDK-së, Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati

Indeksonline ka siguruar listën e votave të fituara të kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Në këtë listë përfshihen edhe dy aderimet më të bujshme të PDK-së, Faton Abdullahu dhe Ardian Kastrati.

Faton Abdullahu në Prishtinë ka arritur të grumbullonte 1.144 vota ndërsa Ardian Kastrati 1.476.

Kujtojmë se PDK-ja në nivel vendi është radhitur si partia e dytë më e votuar.