75 Mall Live Search
13:41 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Kryesuesi i PDK-së kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit dhe kryesisë në Istog

Arben Kabashi, kryesues i këshilltarëve të PDK-së në Istog ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit dhe kryesisë të kësaj partie në këtë komunë.

Kabashi thotë se kjo duhet të ndodhë si reflektim i rezultateve të dobëta në zgjedhjet e së dielës.

“Në cilësinë e anëtarit të Kuvendit dhe si udhëheqës i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal, në lstog, si anëtar i Këshillit drejtues, të degës së PDK-së, në Istog, ftoj kryetarin dhe kryesinë e degës, të japin dorëheqjet e tyre, si reflektim pas rezultateve të dobëta që dega pati në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Komunën e Istogut, si rezultat i keqmenaxhimit të degës!
PDK-ja në Istog ka potencial dhe mund të fuqizohet”, shkruan Kabashi në thirrjen e tij.