75 Mall Live Search
13:59 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Top 10-të më të votuarit e AAK-së në Deçan, befasia është tek pozita e tretë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë bindshëm e para edhe në këto zgjedhje në Deçan. Ramush Haradinaj si lider i partisë ka qenë bindshëm më i votuari. Plot 6.554 vota ka marrë vota kandidati për president.

Daut Haradinaj është i dyti më i votuari te AAK. 4.559 vota ka siguruar ish-shefi i Grupit parlamentar të AAK-së.

Befasi e zgjedhjeve në Deçan është numri i votave që ka siguruar Hajdar Sutaj. 2.843 vota ka marrë Sutaj në qytetin e tij.

Time Kadriaj në Deçan vazhdon të jetë e populluar si dikur Tymoshenko në Ukrainë. Kadriaj është bindshëm femra më e votuar në Deçan me 2.364 vota.

Shkumbin Demaliaj ka marrë 2.344 vota duke lënë mbrapa, Rasim Selmanajn me 2.153 vota dhe ministrin në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj me 2.070 vota.

Arbër Tolaj ka marrë 1.972 vota, ndërsa Erblina Tahiraj ka siguruar 1.237 vota./Indeksonline/