75 Mall Live Search
16:49 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Këto janë votat e degës së 5 të LDK-së në Prishtinë

IndeksOnline ka siguruar votat e kandidatëve për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës së degës së 5 në Prishtinës.

Në listë shihet se kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka marrë 913 vota, Kujtim Shala 426 vota, Hykmete Bajrami 173 vota, Agim Veliu 137 vota dhe Behgjet Pacolli 779 vota.

Kurse kandidati për deputet Lumir Abdixhiku me numër 11 ka marrë 437 vota.

Në listat më poshtë mund të gjeni votat e kandidatëve në bazë të numrit rëndor në listat zgjedhore.

Ndryshe, në Prishtinë LDK-ja është rënditur e dyta me 17.16 % apo 16.695 vota./IndeksOnline/