Pezullohen nga “Për’puthen” Sindi dhe Juli pas debatit në studio

Mbrëmë pati një debat të fortë mes dy konkurrenteve në “Për’puthen”.
Ishte Juli ai i cili u mundua ta komplimentojë Sindin duke i thënë që është “si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”, shkruan Indeksonline.
Produksioni ka vendosur që të dy të pezullohen në emisioni.
Ky ishte debati që u bë dje.
Juli: Unë se kuptoj këtë, doli me një, me dy, me tre, etj. këto janë perversitet, të dalësh me të tërë jave për javë
Sindi: Çfarë po thua, e di ti me kë të bësh. O unë o ai në këtë studio.
Juli: Unë s’ta thashë për gjë të keqe, mbase ti si mban shaka e tilla. Më kishin thënë që je vajzë e mirë. Ne e themi në jug këtë se vaji i Borshit është i mirë, dhe ta thashë si kompliment, por ti e more ndryshe.
Sindi: Këto janë ofendime seksiste.
Mevlani: Nuk tha ndonjë gjë, se kompliment ishte
Sindi: Seriozisht e keni ju, mjaft tani boll! /Indeksonline/