75 Mall Live Search
19:02 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / A. A

Tovërlani: E mira që i ka ndodhë LDK-së, është që s’e ka fitu asnjë komunë

Trajneri i futbollit Afrim Tovërlani ka reaguar pas humbjes së thellë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet Parlamentare që u mbajtën të dielën.

LDK humbi primatin si partia e dytë më e votuar, duke shënuar humbje të më shumë se 100 mijë votave, shkruan Indeksonline.

Tovërlani thotë ka diçka pozitive për këtë parti pas rezultatit në zgjedhje.

“E mira qe i ka ndodhe LDKs ne humbje eshte qe asnje komun nuk e ka fitu dhe asnjeri smund te krekoset se ka dal me mire se tjetri brenda partis se tyre! Kqyrne veten najhere ne pasqyre po mos e ngoni pasqyren ……” ka shkruar Tovërlani në Facebook.

/Indeksonline/