75 Mall Live Search
19:27 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / A. A

Fantastike/ Demhasaj shënoi gol në minutën e njejtë pasi hyri në lojë

Sulmuesi i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj vazhdon formën e mirë te Grasshopperi.

24 vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të dhe pas vetëm 30 sekondash arriti të realizonte gol kundër Aaraut.

Në përgjithësi ky është goli i 7-të për Demhasajn në 17 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Dytë të Zvicrës.

Ndryshe, Grasshoperi është në avantazh 2-1 kundër Aarau.

/Indeksonline/