Zbulohen formacionet zyrtare, Barcelona – PSG

Sonte luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve.
Barcelona e pret Paris Saint Germainin në Camp Nou në ora 21:00.
Tashmë janë zyrtarizuar edhe formacionet e Ronald Koeman dhe Maurizio Pochettinos.
Sulmi i katalunasve përbëhet nga Messi – Griezmann – Dembele ndërsa te Parisi luajnë Kean – Mbappe – Icardi.
Neymar mungon për shkak të lëndimit.
Barcelona XI vs PSG: Ter Stegen – Dest, Piqué, Lenglet, Alba – Busquets, De Jong, Pedri – Messi, Griezmann, Dembélé.
PSG XI vs Barcelona: Navas – Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzaëa – Gueye, Paredes – Kean, Verratti, Mbappé – Icardi.
/Indeksonline/