Votat e PDK-së në Shtërpce, komunë me shumicë serbe

Në garën elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, që u mbyllën më 14 shkurt, kanë mobilizuar partitë politike për të gjetur format dhe metodat që aty ku është e mundur të marrin vota për partitë e tyre.
E tillë është edhe qasja e PDK-së në këto zgjedhje, ku përkundër se në një komunë me shumicë serbe si Shtërpca, kanë arritur që të marrin vota.
Kështu në bazë të listës së votave që ka siguruar IndeksOnline, në Shtërpce më i votuari i PDK-së nuk ka qenë bartësi i listës Enver Hoxhaj që ka marr 255 vota, por kandidati për deputet, Garip Sahiti që ka marr 333 vota, ndërsa e treta në listë më e votuara është Kosovare Murseli me 219 vota.