Osmani: Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë

U.d së presidentes Vjosa Osmani ka falenderuar Mbretëreshën Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeir, presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë Italian Sergio Mattarela për urimin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ajo tha se “prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e dalluar e e çmueshme sa ç’ishte në momentet vendimtare të shpalljes së Kosovës një vend i pavaruar”.
“Në prag të 13 vjetorit të pavarësisë së Republikës sonë, prezenca e afërsia e miqve tanë është po aq e dalluar e e çmueshme sa ç’ishte në momentet vendimtare të shpalljes së Kosovës një vend i pavaruar.
Falenderoj përzemërsisht Mbretëreshën Elizabeth II të Mbretërisë së Bashkuar, presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeir, presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë Italian Sergio Mattarela si dhe aleatët e tjerë të shumtë për fjalët e sinqerta dhe konfirmimin e përkushtimit të tyre për fuqizimin e shtetit tonë brenda dhe jashtë kufinjve.
Shteti i fortë bëhet me miq të mirë, e miqtë Kosovës nuk i kanë munguar kurrë!”, tha ajo./IndeksOnline/