75 Mall Live Search
23:10 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Hoxhaj me bashkëpartiakë nesër bëjnë homazhe në Prekaz

Nesër Kosova shënon përvjetorin e 13-të të pavarësisë dhe për këtë ditë janë përgatitur një varg aktivitetesh edhe nga partitë politike.

Me rastin e 17 shkurtit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Kështu kanë bërë të ditur nga Zyra për Media e PDK-së.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj për nder të përvjetorit të 13-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nesër (e mërkurë) në ora 10:00 do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.”, thuhet në këtë njoftim.