75 Mall Live Search
23:42 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / OSH

Kur fillon numërimi i votave të diasporës dhe ato me kusht?

KQZ ka filluar publikimin në ueb faqe të formularëve për subjektet politike dhe kandidatëve për deputetë.

Puna po vazhdon ende, por nuk dihet deri kur.


Ndonëse në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimin e të gjitha fletëvotimeve të rregullta, ende nuk dihet se kur do nis numërimi i votave me kusht, personave me nevoja të veçanta e të diasporës.

Kjo për faktin se së pari duhet të bëhet skanimi i të gjitha listave së votuesve.

Por ajo që dihet është numri i pakove me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë vendit, dhe se numërimi i tyre porsa të fillojë, do të përfundojë brenda dy ditësh, raporton t7.

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjithashtu ka filluar publikimin në ueb faqe të formularëve për subjektet politike dhe kandidatëve për deputetë.

Sidoqoftë fjalë të mira për organizimin e mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, patën nga organizata Demokracia në Veprim.

Këto ishin zgjedhjet e pesta parlamentare që u zhvilluan në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.