Përshëndetja e ftohtë e Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit para Qeverisë

13-vjetori i pavarësisë së Kosovës i ka bashkuar sot ish-partiakët Vjosa Osmanin dhe Avdullah Hotin.
Dikur ishin bashkëpartiakë, ndërkaq sot janë rivalët më të mëdhenj të njëri-tjetrit.
Hoti dhe Osmani kanë marrë pjesë sot në ceremoninë që është mbajtur para Qeverisë ku është bërë ngritja e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së.

Osmani si u.d e presidentit dhe Hoti si kryeministër në detyrë kanë udhëhequr këtë ceremoni.
Megjithatë, dyshja që ka një kohë që kanë prishur raportet pas përjashtimit të Osmanit nga LDK-ja janë përshëndetur ftohtë në mes vete.
