75 Mall Live Search
10:51 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / OSH

Arrestohen 3 persona për armëmbajtje pa leje

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre persona në Prishtinë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, shkruan IndeksOnline.


Sipas PK-së, atyre u janë sekuestruar revolet, fishekët dhe një thikë.

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 16.02.2021 – 15:00. “Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për armëmbajtje pa leje. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tetë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pasi intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 16.02.2021 – 15:00. “Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për armëmbajtje pa leje. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pasi intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

Fsh. Bardhosh, Prishtinë 16.02.2021 – 21:10. “Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për armëmbajtje pa leje. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole, një karikator dhe 3 fishekë të kalibrit 7.65 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pasi intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/