75 Mall Live Search
10:58 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / kutia

Ermal Fejzullahu me dedikim të veçant për UÇK-në, në Ditën e Pavarësisë

Artisti kosovar, Ermal Fejzullahu, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Instagram.

Ai zgjodhi që këtë ditë ta urojë në një mënyrë të veçantë, duke mos harruar të përmend Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës, që falë fjalës se tyre ne sot gëzojmë lirinë, por nuk harron ta përmendë Gjykatën Speciale, ka shkruar Ermal Fejzullahu.

“Urime. Ju jeni simbol i sakrificës, ju jeni luftëtarë të së vërtetes, ju jeni dëshmorët e lirisë, ju keni nderin e kombit. Falë jush ne sot gezojmë lirinë. Turp për ata që i gëzohen Gjykatës Speciale”, ka shkruar ai./Indeksonline